Skip to content Skip to footer

Trajtimi i ujrave të zeza

Trajtimi i ujërave të ndotur në Hotele, Agroturizëm, Restorante, Fshatra turistikë, Vendpushime, Kamping, Njësi shërbimi.

Pjesë e Ismailaj Group, një kompani lider në fushën e ujësjellës kanalizimeve dhe menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri. Me një histori projektesh të suksesshme në fushën e hidroteknikës, ne jemi vendosur si lider në këtë sektor.

0 Vite
Experiencë në fushën e ujësjellës kanalizimeve
0 +
Sisteme të instaluara
certifikim EN12566-3 monitorim në distancë

Sistemet SBR

Në një sistem SBR, i gjithë procesi i trajtimit ndodh në një rezervuar të vetëm në një modalitet sekuencial. Të gjitha fazat e ndryshme të trajtimit të ujerave të zeza, duke përfshire mbushjen, ajrimin, vendosjen dhe dekantimin, ndodhin të gjitha në të njëjtin rezervuar. Këto sisteme ofrojnë një zgjidhje fleksibël dhe të adaptueshme për vendndodhje dhe nevoja të ndryshme.

certifikim EN12566-3 monitorim në distancë

Sistemet MBR

I referohen një sistemi të trajtimit të ujit me bioreaktor membranor. Ky lloj sistemi kombinon filtrimin membranor me trajtimin biologjik. Sistemi MBR përdor një kombinim të filtrimit fizik, trajtimit biologjik dhe proceseve të ndarjes së membranës për të trajtuar ujërat e zeza shtëpiake dhe industriale. Siguron efikasitet më të lartë në reduktimin e ndotësve dhe kërkon më pak hapesirë duke ofruar fleksibilitet më të madh në projektimin e impianteve.

certifikim EN12566-3 monitorim në distancë

Ku janë të aplikueshme

Impiantet janë të projektuar që të mund të përpunojne ujërat e zeza duke filluar nga një kapacitet i ulët siç mund të jenë shtëpitë private të banimit me 5 banorë deri tek ambientet komerciale të cilat i kalojnë mbi 5000 banorë.

Disa nga keto subjekte janë: Hotelet, Bujtinat, Agro Turizmet, Fshatrat turistik, Kampigjet, Njësitë e shërbimeve të ndryshme.
Një sërë avantazhesh duke përfshirë stabilizimin e llumit, certifikim EN12566-3 monitorim në distancë.

Zgjidh kategorinë që të përshtatet për trajtimin e ujërave të ndotur për të gjitha objektet deri në 1500 banorë:

Kualiteti i sistemit

Impiantet dhe sistemet tona prodhohen tërësisht, certifikohen dhe testohen në mënyrë të pavarur sipas standartit
EN 12566 – 3. Para dorëzimit, ata kalojnë një proces të pavarur miratimi.

Kosto e Ulet

Sistemet teknologjike te trajtimit punojne me energji elektrike dhe jane projektuar me paisje qe kane konsum energjie minimal. Sistemi PPU ofron zgjidhje që funksionojnë plotësisht pa energji elektrike. Kjo do të thotë që kostot operative per mirmbajtjen janë shumë të ulëta ose janë eliminuar plotësisht.

Teknologji ekskluzive

Vetëm tek ne ju merrni zgjidhje të certifikuara dhe të specializuara, që janë unike në treg. Oksidimi i avancuar i sistemit DiOx heq edhe substancat e qëndrueshme, ndërsa sistemi ynë funksionon pa kruajtëse dhe kështu kërkon më pak mirëmbajtje.

Shërbimi i kompletuar

Projektimin, instalimin, dhe mirëmbajtjen e sistemeve të ujërave të zeza dhe të ndotura. Kryejmë analizat e nevojshme në laborator për të siguruar zgjidhjen optimale për çmim dhe performancë. Gjithashtu, ofrojmë kujdes të plotë për projektin tuaj dhe mirembajtje 24/7 pas montimit.

Komplete pajisjesh me kosto efektive dhe teknologji për instalim në depozita

Procesi SBR verifikohet dhe certifikohet në mënyrë të pavarur nga një strukturë e pavarur testimi:

Kategoria D
10-60 PERSONA

Kategoria C
60-100 PERSONA

Kategoria B
100-500 PERSONA

Kategoria A
500+ PERSONA

Pergjigje e shpejtë

Kërko një Ofertë

Name